Lichtsteiner: Ky futbollist na shpëtoi kundër Shqipërisë

Stephan Lichtsteiner ka thënë se portieri i Zvicrës, Yann Sommer i shpëtoi ata në fitoren 1:0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e Grupit A në Euro 2016.

Sport

11/06/2016 19:38

Sommer priti goditjet nga Armando Sadiku dhe Shkëlzen Gashi. Andaj, Lichtsteiner e ka lavdëruar për paraqitjen e tij.

“Sot Sommer ka bërë dy pritje shumë të rëndësishme, nuk duhet të na ndodh që pas një topi të gjatë mes dy mbrojtësve një kundërshtar të depërtojë në portën tonë”, deklaroi ai, përcjell “Zëri.info”.

“Duhet të punojmë shumë, kundër Rumanisë nuk do të jetë lehtë e po ashtu as kundër Francës”, përfundoi mbrojtësi i djathtë i Juventusit.