Licencohen 33 laboratorë privatë, mund të bëjnë testime për COVID-19 nga java e ardhshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se deri tash kanë aplikuar për licencim 123 institucione private shëndetësore.

Lajme

07/08/2020 16:20

Në një konferencë për media, Zemaj ka bërë me dije se deri tash janë shqyrtuar 37 prej këtyre aplikacioneve, ku 31 prej tyre i kanë plotësuar kushtet për testim.

Ai ka bërë me dije se që nga java e ardhshme këto institucione mund të fillojnë me testime.

“123 institucione private shëndetësore kanë aplikuar deri tash për licencim. Bordi ka shqyrtuar 37 aplikacione, ku 33 prej tyre i kanë plotësuar kushtet. Këto institucione mund të fillojnë me testime nga java e ardhshme”, ka thënë Zemaj para gazetarëve.

Zemaj ka deklaruar se çdo institucion që bie ndesh me procedurat ligjore, do t’i merret licenca.