Liburn Aliu: KFOR-i nuk më ndaloi ta vizitoj Hetemin, Policia e Kosovës më udhëzoi që të mos vazhdoj

Ministri i Infrastrukturës është deklaruar pas raportimeve të djeshme se ai është ndaluar nga KFOR-i që ta vizitojë kreun e Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Përmes një postimi në “Facebook”, Aliu ka thënë se këto zëra janë të pavërtetë. Madje, siç thotë ai, KFOR-i edhe i ka ofruar siguri përmes një njësiti, përcjell lajmi.net. Ai shtoi se…

Lajme

10/06/2023 09:34

Ministri i Infrastrukturës është deklaruar pas raportimeve të djeshme se ai është ndaluar nga KFOR-i që ta vizitojë kreun e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Aliu ka thënë se këto zëra janë të pavërtetë. Madje, siç thotë ai, KFOR-i edhe i ka ofruar siguri përmes një njësiti, përcjell lajmi.net.

Ai shtoi se arsyeja pse u kthy prapa ishte fakti se këshu mori udhëzim nga Policia e Kosovës.

“Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: