Libri me shitje rekord, 200 mijë ekzemplarë brenda ditës

Panairi i 18-të i Librit në Prishtinë që po mbahet këto ditë rezulton të ketë libra nga autor shqiptarë por madje edhe botëror.

Lajme

08/06/2016 09:30

Patjetër që titujt janë të ndryshëm, ndaj vizitorët dhe blerësit kërkojnë nga më të ndryshmit, shkruan lajmi.net.

Ndër librat më të shitur nga Shtëpia Botuese rezultatet ishin mjaft të mira, duke shkuar kështu me disa libra që u shitën deri në 4000 kopje, kjo kryesisht me libra nga autorë shqiptarë.

Por nëse e shohim në aspektin e librave më të shitur në botë, që brenda një kohe shumë të shkurtër ka thyer një rekord, del të jetë libri i Hillary Clinton “Living History”.

Hillary Rodham Clinton kryeson në listën e ‘bestseller book’, me librin e saj “Living History”, ku ambiciet e saj politike asnjëherë nuk mungojnë.

Tema e të gjitha bisedave për librin e saj është skandali seksual i Monica Lewinsky e cila gati rrëzoi presidencën e Bill Clinton.

“Natyrisht, ky libër për mua është përpjekja më e mirë për treguar si kalova ato vite në Shtëpinë e Bardhë. Në disa aspekte, kjo është një mbyllje e një kapitulli”, tha Clinton.

Në dhjetor të vitit 2000 “Living History”, iu dhanë 8 milionë dollarë si paradhënie, pasi donte të thyej rekord duke e bërë librin më të kërkuar.

Ky libër gjithashtu është kronika e historisë që jetonte me Bill Clinton, një aventurë tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut.

Hillary Clinton është e njohur si ndër femrat më të fuqishme nga miliona njerëz në mbarë botën, e gjithashtu si gruaja e parë që tani dëshiron të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, e të bëhet presidentja e parë femër në SHBA.

“Living History”, qysh në ditën e parë të hedhjes në treg në qershor të vitit 2003 nisi të thyej rekordin, kështu brenda vetëm një dite u shitën 200,000 ekzemplarë të tij, e deri sot u shitën me miliona kopje.

Në libër ajo gjithashtu shkruan me sinqeritet, humor dhe pasion rreth edukimit të saj në periferi, e më pas duke u bërë Zonja e Parë më e diskutueshme.

Thuhet se në miliona kopje të shitura nga libri i saj, Clinton ka fituar 4,200,000 dollarë, ku në raportet e fundit thuhet se ka shitur 1.2 milion kopje. /lajmi.net