Libri i historisë në Serbi: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan

Historia e klasës së gjashtë të shkollës fillore në Serbi tregon se shqiptarët janë vendas në Ballkan dhe se serbët kanë rrëmbyer tokat e tyre.

Lajme

10/08/2015 13:50

Mediat beogradase raportojnë se ky është një detaj i cilësuar si “skandaloz” i historisë mesjetare serbe.

Libri në fjalë është publikuar nga Enti i Teksteve dhe Mjetet Mësimore të Serbisë, ndërsa autor është Rade Mihaljçiç, profesor i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Beogradit.

Mihaljçiq është anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.

Ndër të tjera, në tekstin e këtij libri thuhet se sllavët ishin emigrantë, duke specifikuar serbët.

“Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve”.

Autori i librit nuk ndalet me kaq, ai tregon edhe mbi pushtimet e osmanëve në trojet shqiptare, ku thekson se shqiptarët ishin pala e dëmtuar.

Libri ka nxitur reagime të shumta të historianëve serbë. Profesori universitar, John Deretiç, ka sugjeruar se historisë dhe paraqitjeve të serbëve si pushtues të tokave të tyre duhet t’u bëhet një rishikim.

“Në këtë libër sghkollor thuhet se sllavët erdhën në Kosovë e Metohi dhe atje ata gjetën Ilirët, të cilët janë shqiptarët e sotëm, në njëfarë forme ata rrëmbyen shtëpitë dhe fushat, dhe për këtë arsye ata ishin të detyruar të shkojnë në male dhe për të mbajtur bagëtinë. Kjo është skandaloze. Ne mund të mendojmë çfarë të doni, por jo më e keqe se kjo. Çfarë duhet të mësojnë fëmijët tanë nga kjo”, ka deklaruar i dëshpëruar historiani serb, Deretiç.

Rade Mihaljçiç ka lindur më 21 janar, 1937. Shumica e veprave të tij të merren me Serbinë mesjetare , sidomos perandorisë serbe dhe Betejës së Kosovës./Zeri