Librazhd, djali vret me thikë babanë

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Ermir Çota 35 vjeç ka qëlluar me thikë babanë e tij, Ferit Çota, pas një konflikti mes tyre. Sipas të dhënave Ferit Çota u qëllua disa herë në trup, duke e humbur jetën në vend.

Lajme

12/01/2014 11:11

Krimi në familje ka tronditur ditën e sotme fshatin Togëz të Librazhdit, ku djali ka vrarë me thikë babanë e tij.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Ermir Çota 35 vjeç ka qëlluar me thikë babanë e tij, Ferit Çota, pas një konflikti mes tyre. Sipas të dhënave Ferit Çota u qëllua disa herë në trup, duke e humbur jetën në vend.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Çota, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, raporton Shekulli.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit, i cili ka tentuar t’u fshihet efektivëve.

Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur detaje të tjera rreth krimit të rëndë. Mësohet se 35-vjeçari vuante nga depresioni, që prej kohës kur ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij.