Libra për Klinikën Pediatrike në QKUK

Projekti në fjalë është financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë ndërsa në ditët në vijim do të mbahet edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Lajme

10/06/2016 13:09

Sot dhe nesër, e premte dhe e shtune, me fillim prej orës 11:00 e deri në orën 14:00, ata që kanë libra e që dëshirojnë ti dhurojnë për një kauzë të veçantë e humane mund të paraqiten pranë Bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.

Librat që do të vijnë nga lexuesit do të jenë pjesë e një biblioteke që do të hapet në Qendrën Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tek sektori i fëmijëve me sëmundje të rënda.

Projekti në fjalë është financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë ndërsa në ditët në vijim do të mbahet edhe në qytetet tjera të Kosovës./kultplus