Libi: Gjenden 40 trupa të pajetë të refugjatëve

Gjysmëhëna e Kuqe e Libisë ka bërë të ditur se në bregdetin e këtij vendi janë gjetur 40 trupa të njerëzve të përmbytur në ujë.

Bota

24/10/2015 22:50

Zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe Mohamed Al Masrati ka thënë se trupat e 27 njerëzve janë gjetur në afërsi të qytetit Zliten, afër Tripolit, derisa trupat tjerë janë gjetur në bregdetin në Tripoli afër qytetit Koms, raporton agjencia AP.

Masrati ka thënë se shumica e trupave të gjetur iu përkasin refugjatëve me origjinë nga Afrika, si dhe janë duke u kërkuar edhe 30 refugjatë tjerë që besohet se kanë qenë në anije kur është fundosur.

Mijëra refugjatë të cilët ia kanë mësyrë Evropës nisen për Mesdhe nga Libia.