Libanezja që sfidon meshkujt duke ushtruar profesionin e mekanikes (Foto)

Semira Kenan, e cila riparon motoçikletat që prej 38 vitesh në Liban dëshiron t’i vërtetojë komunitetit se "femrat janë më të forta se meshkujt".

Bota

08/05/2015 21:59

Në dyqanin e saj në kryeqytetin e Libanit në Bjerut, 59 vjeçarja Samira çdo ditë me rrobat e saj blu siguron jetesën e saj duke riparuar motoçikletat dhe çdo motor elektrik, raporton Anadolu Agency.

Semira e cila konstaton problemin dhe kryen një kontroll duke i ngarë ato, pasi i riparon motoçikletat shprehet se “riparoj motoçikletat, motorët elektrikë dhe të varkave. Krahas kësaj kryej edhe veprime si tornitore. Këtë profesion e ushtroj që prej 38 vitesh, të cilin e kam mësuar nga bashkëshorti dhe e dua punën time”.

Semira e cila vazhdon më tej duke qeshur me sigurinë e përvojës ndër vite ajo pretendon se “Këtë punë e bëj më mirë se meshkujt”. Ajo  thekson se femrat janë më efikase se meshkujt dhe se kërkon të provojë se femrat janë më të forta se meshkujt. Ajo tha se gjithashtu kërkon të provojë se femrat jo vetëm fizikisht, por edhe në aspektin e intelektit dhe ideve janë të forta.

a

Në fytyrën e saj nuk vërehen shenja të lodhjes pavarësisht se ka vite që punon dhe thekson se kur ka filluar këtë profesion vitet e para ka patur vështirësi dhe se nuk ka qenë e lehtë për të hequr dyshimet se kjo punë mund të bëhet edhe nga femrat.

Semira shpreh më tej se: “Në fillimi klientët nuk dëshironin që unë të kryeja riparimet, sepse mendonin se nuk mund t’ia arrija ngaqë isha femër. Ndërsa bashkëshorti im merrte motorët e prishur dhe mi jepte mua, dhe kur ia dorëzonte klientëve iu tregonte se e kisha riparuar unë. Nuk besonin. Por me kalimin e kohës filluan të më preferonin mua në vend të bashkëshortit tim. Ata filluan të kërkonin veçanërisht që t’ia riparoja unë motorët e tyre”.