Liam Payne flet për herë të parë pas ndarjes nga Cheryl: Ndihem i thyer
24 vjeçari pranoi se ishte e vështirë të njoftonte ndarjen e tyre.
ShowBiz
Liam Payne ka zbuluar se ai është ndijerë i ‘brishtë’ pas ndarjes nga Cheryl, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Këngëtari, i cili njoftoi ndarjen nga nëna e djalit të tij në fillim të korrikut, foli në një intervistë dhënë në radio për periudhën e vështirë pas ndarjes.
I pyetur se si ndihet ai me të vërtetë, Liam tha “Unë ndihem mirë, ndonjëherë jam i brishtë. Natyrisht kam ende shumë gjëra për të zgjidhur në jetën time, por…”.
Cheryl dhe Liam morën vendimin për të lëshuar deklaratën e ndarjes së tyre, më 1 korrik, pas dy vite e gjysmë së bashku.
Ata janë prindër të një djali njëvjeçar të quajtur Bear./Lajmi.net/