Liam i ftuar special në koncertin e Ritës, shfaqen sërish të afërt në skenë

Rita Ora mbrëmë ka mbajtur koncert në Londër.

ShowBiz

25/05/2019 14:05

Rita Ora ka mbajtur në Londër një nga ato koncertet që nuk do ta harrojë asnjëherë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dhuroi performancë magjike në “The O2 Arena” në Londër, ku morën pjesë një numër shumë i madh i publikut.

I ftuar special gjatë këtij koncerti ishte Liam Payne, për të cilin prej kohësh flitet se është në lidhje.

Gjatë performancës së tyre në skenë, dyshja u shfaqën sërish shumë të afërt, duke bërë të ndizen zëra rreth raportit të tyre.

Për ndryshe, në një intervistë që Rita ka dhënë së fundi për “The Sun” tha se Liam është mik shumë i mirë i saj dhe nuk ka asgjë me të. /Lajmi.net/