Liam Hemsworth s’i bëhet vonë, nis romancë të re pas ndarjes nga Miley Cyrus

Ish-bashkëshorti i Miley Cyrus puth me pasion të dashurën e re australiane, Maddison Brown në takimin romantik.

ShowBiz

12/10/2019 09:02

Miley Cyrus shokoi fanat kur njoftoi se i dha fund martesës, duke pasuar lidhjet me Kaitlynn Carter dhe tani me Cody Simpson, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Tani, ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth po dëshmon se të dy mund të luajnë në atë lojë.

Aktori 29-vjeçar u shfaq në momente plot pasion me të dashurën e re, Maddison Brown, teksa shëtiteshin rrugëve të Nju Jorkut, të enjten mbrëma.

Hemsworth po i dhuronte puthje pasionante të dashurës 22-vjeçe, ndërsa u fotografuan edhe duke u përqafuar.

Liam nuk mund t’i mbante duart larg të dashurës së tij Maddison në asnjë moment. /Lajmi.net/

]