Li Na triumfon në Australian Open

Kinezja Li Na ka fituar Grand Slam titullin e saj të dytë pas fitores ndaj sllovakes Dominika Cibulkova në finalen e Australian Open. Li, bartësja e katërt, fitoi ballafaqimin e ngushtë në setin e parë dhe dominoi në të dytin duke e fituar titullin pas triumfit me rezultat 7-6 (7-3) 6-0. Kjo ishte finalja e…

Sport

25/01/2014 10:47

Kinezja Li Na ka fituar Grand Slam titullin e saj të dytë pas fitores ndaj sllovakes Dominika Cibulkova në finalen e Australian Open.

Li, bartësja e katërt, fitoi ballafaqimin e ngushtë në setin e parë dhe dominoi në të dytin duke e fituar titullin pas triumfit me rezultat 7-6 (7-3) 6-0.

Kjo ishte finalja e tretë e 31-vjeçares në Australian Open dhe titulli i dytë Grand Slam pas atij në Rolland Garros më 2011.

E famshme në Melbourne Park falë paraqitjeve të kaluara të suksesshme, Li u përkrah nga një kontingjent i madh i kinezëve në Rod Laver Arena.

“Më në fund e fitova trofeun e Australian Open. Dy herët e kaluara më 2011 dhe 2013 isha shumë afër. Por, së pari më duhet të uroj Cibulkovan që zhvilloi një garë të jashtëzakonshme deri këtu”, deklaroi Li.