Lewis Hamilton i pari në kualifikueset e Italian GP – siguron ‘pole-position’

Lewis Hamilton vazhdon të jetë i pakonkurrent.

Sport

05/09/2020 16:09

Viti i Covid-19 nuk po tregon ndonjë konkurrent për Lewis Hamilton, duke bërë të duket se vetëm virusi mund ta ndal triumfin e britanikut.

Hamilton ishte më i shpejti sot në pistat e Italisë, kur në kualifikueset e Italian GP siguroi ‘pole-position’, përcjell lajmi.net.

Shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas përfundoi në pozitën e dytë, kurse Carlos Sainz në pozitën e tretë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell tabelën e klasifikimit për kualifikueset e F1. /Lajmi.net/