Lewandowski votoi Ronaldon para Neuerit

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski është penduar që votoi yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, para bashkëlojtarit të tij, Manuel Neuer, në garë për Topin e Artë.

Sport

13/01/2015 14:41

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ndjen keqardhje që zgjodhi Cristiano Ronaldon para bashkëlojtarit Manuel Neuer, në garë për Topin e Artë.

Kapiteni i Polonisë i dha pikë maksimale yllit të Real Madridit, para Neuerit dhe Bastian Schweinsteigerit. Por, ai tani ndjen keqardhje për vendimin.

Ronaldo u shpall fitues, kurse Neuer përfundoi i treti, prapa Lionel Messit. “Vota për Ronaldon para Neuerit ishte gabim”, deklaroi Lewandowski për “Welt”.

“Nëse tani do të më jepej mundësia do të votoja për Neuerin. Por, e kam dhënë votën në gusht. Tani do të votoja ndryshe. Më vjen keq për Neuerin. Jam shumë i befasuar që ai nuk doli as i dyti, dhe dallimi i madh me Ronaldon po ashtu më befason. Manuel është portier dhe person i mrekullueshëm”, përfundoi ai.