Lewandowski vendos rekord në Bundesliga, ja për çfarë bëhet fjalë

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka vendosur rekord të ri në Bundesliga.

Sport

09/03/2019 17:45

Në ndeshjen që Bayern Munich e fitoi 6:0 kundër Stuttgart, sulmuesi polak realizoi dy gola, për rekordin e ri.

Lewandowski është lojtari (i huaj) me më së shumti gola në kampionatin gjerman, transmeton lajmi.net.

Rekordi mbahej nga Claudio Pizarro, i cili kishte 195 gola në ‘llogarinë’ e tij në kampionatin elitar gjerman.

Lewandowski theu rekordin e ish anëtarit të Bayern, me dy golat sot ndaj Stuttgart. Lewa ka shënuar 122 gola me Bayern dhe 74 të tjerë me Dortmund.

Polaku gjithashtu është realizuesi më i mirë këtë edicion në Bundesliga, me 16 gola të shënuara. /Lajmi.net/