Lewandowski tregon se ku qëndron problemi i Bayern Munich

Robert Lewandowski ka dhënë disa komente për formën aktuale të Bayern Munich.

Sport

09/11/2019 16:09

Bayern nuk ka pasur paraqitjet më të mira të mundshme këtë fillim sezoni, duke bërë kështu që trajneri Niko Kovac të shkarkohet nga pozita e trajnerit.

Disa komente për formën e bavarezëve ka dhënë edhe ylli polak i skuadrës, Lewa, i cili ka thënë se skuadrës i mungon një lider në fushën e blertë.

“Duhet të ketë një lider në secilën skuadër, në secilën linjë: portier, mbrojtje, mesfushë, ofensivë” ka thënë Lewandowski, transmeton lajmi.net.

“Kjo është ajo që na mungon ndonjëherë” shtoi anëtari i Bayern.

Sa i përket aspektit individual, Lewandowski është lojtari me formën më të lartë këtë edicion, duke gjetur golin në secilën ndeshje të kampionëve të Bundesliga. /Lajmi.net/