Lewandowski: Topin e Artë do ia dhuroja vetes sime

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka thënë se nëse ai do të ishte i ngarkuar për të dhuruar Topin e Artë këtë vit, atë do t’ia dhuronte vetes.

Sport

29/08/2020 15:17

Polaku ka ndihmuar Bayern Munich për të fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, duke qenë golashënuesi më i mirë në secilin kompeticion.

Ishte sezoni më i mirë i karrierës së tij deri më tani, pasi gjeti rrjetën 55 herë në 47 ndeshje, veçanërisht duke shënuar në secilën ndeshje të Ligës së Kampionëve, deri në finale.

Këtë vit, Topin e Artë nuk do ta fitojë asnjë futbollist, pasi France Football ka vendosur që mos ta dhurojë, shkaku i situatës së krijuar nga COVID-19.

“Ne fituam gjithçka që duhej të fitohej. Unë isha golashënuesi më i mirë në secilën garë”, ka deklaruar Lewanodwski, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se nëse një lojtar ka arritur kaq shumë, ai duhet ta fitojë Topin e Artë”./Lajmi.net/