Lewandowski – Real Madrid, lajmi i fundit nga “Bild”

10:14 | 13 Qershor 2018

Real Madrid ka shtuar interesimin për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Real Madrid ka bërë gati ofertën e parë për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

“Bild” shkruan se “Los Blancos” kanë konfirmuar interesimin për blerjen e yllit polak, pas Botërorit në Rusi.

Lewandowski ka konfirmuar se është në kërkim të një sfide të re, përcjell “lajmi.net”.

Por, Bayern Munich nuk ka shfaqur ende gatishmëri për shitjen e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/