Lewandowski: Nuk do e kem problem humbjen e Topit të Artë nga lojtari më i mirë i gjitha kohërave

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka folur lidhur me Topin e Artë.

Sport

14/07/2021 10:59

Polaku duhej ta kishte fituar vitin e kaluar pasi fitoi çdo trofe me Bayern Munich, por u anulua shkaku i pandemisë së COVID-19, transmeton lajmi.net.

I pyetur për Topin e Artë, Lewandowski tha se do jetë shumë e vështirë ta fitoi.

“Pasi çfarë ndodhi në turneun e Kupës së Amerikës, mendoj se do jetë vështirë për mua ta fitojë Topin e Artë”.

“Por, nuk do ta kem problem ta humb nga lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Messi është favoriti kryesor për Topin e Artë, që do ishte i shtati për të./Lajmi.net/