Lewandowski me truproje

Robert Lewandowski konsideron mundësinë e angazhimit të truprojave personal për muajt e fundit të kontratës së tij në Borussia Dortmund. Sulmuesi rrezikon të përballet me hidhërimin e tifozëve pas zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e tij tek rivali i Bundesligës, Bayern Munich, në verë. Një prej menaxherëve të Lewandowskit, Maik Barthel ka thënë për të…

Sport

09/01/2014 19:11

Robert Lewandowski konsideron mundësinë e angazhimit të truprojave personal për muajt e fundit të kontratës së tij në Borussia Dortmund.

Sulmuesi rrezikon të përballet me hidhërimin e tifozëve pas zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e tij tek rivali i Bundesligës, Bayern Munich, në verë.

Një prej menaxherëve të Lewandowskit, Maik Barthel ka thënë për të përditshmen gjermane Bild: “Po, jemi duke e konsideruar shumë seriozisht”.

Prej bërjes publike të lajmit për transferimin e tij në Bayern, përkrahësit e Dortmundit kanë kritikuar Lewandowskin me komentet e tyre në rrjetet sociale, dhe më 2012, disa persona të panjohur depërtuan në shtëpinë e tij në një qytet të vogël afër Dortmundit.

Lewandowski ka vendosur të largohet nga Westfalenstadion pas skadimit të kontratës së tij në fund të këtij sezoni.

Ndërsa, Bayern ka siguruar shërbimet e tij duke i ofruar kontratë pesëvjeçare që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku.