Lewandowski më i paguari te Bayerni

Sulmuesi është duke shkëlqyer këtë edicion me klubin gjerman.

Sport

17/09/2021 08:52

Lewandowski ka realizuar plotë 10 gola në gjashtë ndeshje të zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat, shkruan lajmi.net.

Futbollisti po del të jetë më i miri aktualisht te ‘Bavarezët’, ndërsa është edhe më i paguari në ekip.

Sipas ‘SKY’, Lewa paguhet 22.5 milionë euro duke qenë kështu futbollisti më pagën më të lartë te gjiganti gjerman.

Pastaj vjen Joshua Kimmich që përfiton 20 milionë euro në sezon, Manuel Neuer merr 18 milionë.

Leroy Sane dhe Thomas Muller nga 17.5 milionë, ndërsa futbollisti që rinovoi dje kontratën Leon Goretzka paguhet 15 milionë euro. /Lajmi.net/