Lewandowski: Kjo mund të ishte ndeshja ime e fundit me Bayernin

Robert Lewandowski ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport

14/05/2022 18:30

Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin e ardhshëm por, me sa duket se ardhmja e tij është larg ‘Allianz Arenas’.

Këtë e ka thënë edhe vet lojtari, pas ndeshjes me Wolfsburgun.

“Është shumë e mundur që kjo të ishte ndeshja ime e fundit për Bayernin. Nuk mund ta them këtë në 100%, por mund të ketë qenë [ndeshja ime e fundit]. Ne duam të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe për klubin”, tha sulmuesi për ‘ViaplaySport’, përcjell lajmi.net.

Lewa është i lidhur me një transferim të mundshëm drejt Barcelonës.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të transferohet ylli polak në fund të sezonit./Lajmi.net/