Lewandowski ka një lajm befasues për Bayernin

Robert Lewandowski i është përgjigjur më në fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.

Sport

11/03/2019 13:37

Robert Lewandowski është duke u lidhur me një largim të mundshëm në verë nga Bayern Munich, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Sulmuesi polak ka thënë se ai është i lumtur në Allianz Arena, andaj nëse është e mundur edhe do të pensionohej.

“Jam duke luajtur për Bayernin që një kohë të gjatë, është njëri ndër klubet më të mëdha në botë”, ka thënë Lewandowski për Welt am Sonntag, transmeton lajmi.net.

“ Jam i lumtur këtu dhe nuk kam asnjë arsye që të largohem.

“Nëse ekziston mundësia që ta përfundojë karrierën time këtu, do të isha edhe më i lumtur.”, ka shtuar më tej polaku. /Lajmi.net/