Lewandowski flet për Topin e Artë: Ndjeva dëshpërim, s’mund ta mohoj

Robert Lewandowski ka dhënë disa komente për herë të parë pas ceremonisë së Topit të Artë.

Sport

07/12/2021 14:31

Ylli polak përfundoi i dyti në garën për Topin e Artë, duke ndjekur Lionel Messin. Ky i fundit, pasi pranoi trofeun, tha se edhe Lewandowskit duhet t’i jepet një Top i Artë për vitin e kaluar.

I pyetur për këto komente, Lewa ka thënë se ndjeu dëshpërim të madh, por tregoi respekt për argjentinasin.

“Unë ndjeva dëshpërim. Nuk mund ta mohoj”, ka thënë Lewandowski, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të them se isha i lumtur, përkundrazi, ndjeva dëshpërim. Të jem aq afër, të garoj me Messin, sigurisht e respektoj për atë si luan dhe çfarë ka arritur. Vet fakti se garova me të tregon për nivelin që arrita”, ishin fjalët e sulmuesit të Bayern.

Lewandowski është shpallur sulmuesi më i mirë i vitit 2021, në ceremoninë e Topit të Artë. /Lajmi.net/