”Lewandowski është një fenomen”

Leon Goretzka ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e bashkëlojtarit të tij, Robert Lewandowski.

Sport

09/08/2020 16:23

Sulmuesi polak vazhdon të shkëlqejë këtë edicion me Bayernin, duke pasur sezonin e tij më të mirë në aspektin personal.

Forma e tij padyshim që nuk ka lënë pa habitur edhe bashkëlojtarët e tij, që kanë vetëm fjalë miradite për të, përcjell lajmi.net.

”Ai është në të vërtetë një fenomen”, tha Goretzka për Sport1.

“Kur pashë se si stërviti ai javën e kaluar, mendova me veten time: ‘A duhet të flas me të pse nuk po vrapon?’ Por ai vetëm tha: “Qëndro i qetë! E shtuna është e rëndësishme”. /Lajmi.net/