Lewandowski: Dua t’i shënoj katër gola ndaj Realit

Robert Lewandowski i ka motivuar bashkëlojtarët, duke menduar për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, kur Borussia Dortmundi e kishte mposhtur Real Madridin me rezultat 4:1, pikërisht falë katër golave të sulmuesit polak. Dhe, Lewa, i cili do t’i bashkohet Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm, synon ta përsërisë neshjen e vitit…

Sport

07/04/2014 13:00

Robert Lewandowski i ka motivuar bashkëlojtarët, duke menduar për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, kur Borussia Dortmundi e kishte mposhtur Real Madridin me rezultat 4:1, pikërisht falë katër golave të sulmuesit polak.

Dhe, Lewa, i cili do t’i bashkohet Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm, synon ta përsërisë neshjen e vitit të kaluar ndaj ‘Los Blancos’.

“Do të ishte e bukur ta përsëris katër golëshin e sezonit të kaluar”, ka thënë polaku për të përditshmen spanjolle ‘AS’.

Reali e fitoi lojën e parë çerekfinale 3:0 dhe do të mundohet ta konfirmojë kualifikimin në gjysmëfinale të martën mbrëma, në ndeshjen e kthimit.