Lewandowski dhe Gnabry gati të kthehen për Bayern

Bayern Munich ka marrë lajme të mira lidhur me Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry.

Sport

17/01/2020 17:30

Kampionët e Bundesliga do të kenë punë më të lehtë në vikend, pasi golashënuesi më i mirë i skuadrës pritet të rikthehet.

Lidhur me situatën e lojtarëve ka folur trajneri Hansi Flick, para ndeshjes së vikendit, në Bundesliga.

“Situata me lëndimet është përmirësuar. Robert Lewandowski është kthyer, po ashtu edhe Serge Gnabry, me një stil flokësh të ri” ka thënë Flick, transmeton lajmi.net.

“Robert është afër 100 %. Ai është profesionist i madh, kur ishim në Doha punonte individualisht” ka shtuar tutje ai.

Lewandowski dhe Gnabry do të jenë gati për ndeshjen kundër Hertha Berlin, ku Bayern nuk ka synim tjetër përveç tri pikëve. /Lajmi.net/