Lewandowski: Bayern nuk më ka bërë ofertë, kam vendosur të largohem

Robert Lewandowski ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport

15/05/2022 11:35

Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë verë do të largohet nga ‘Allianz Arena’.

Në një intervistë për ‘Bild’, sulmuesi njoftoi largimin duke thënë se ‘Bavarezët’ nuk i kanë ofruar rinovim të kontratës, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk kam marrë asnjë ofertë për kontratë nga Bayern dhe vendosa të largohem. Duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin”, tha Lewandowski.

Polaku është I lidhur me një transferim të mundshëm drejt Spanjës, te Barcelona./Lajmi.net/