Lëviz apo jo, iluzioni optik që nuk bind trurin

Ky iluzion optik rrotullues është në fakt i palëvizshëm dhe i sheshtë e jo si duket disa dimensional por truri ynë nuk do ta shikojë atë si është në të vërtetë.

Fun

05/08/2019 12:00

Valët abstrakte vjollcë dhe të verdha të këtij imazhi duket se lëvizin kundër akrepave të orës, duke bërë që disa shikues të ndjehen edhe pak të bezdisur, transmeton albeu.

Se si reagojmë ndaj fenomeneve të tilla është baza për një libër të ri nga profesori i shkencave të njohjes, Donald Hoffman, i cili beson se mund të shikonim botën përreth nesh të gjithë gabim.

Shkencëtari i vizionit në Universitetin e Kalifornisë Irvine pretendon se njerëzit përpunojnë imazhe dy-dimensionale për të krijuar një mjedis 3-D ose si individët përdorin vizionin për të ndërtuar botën përreth tyre.