Levante ‘shuan’ shpresat e Barcelonës për titull, barazon rezultatin

Levante ka shënuar golin e tretë dhe atë të barazimit ndaj Barcelonës.

Sport

11/05/2021 23:40

Mbrojtja e Barcelonës natën e sotme u treguat shumë e ngathët dhe kësisoj Levante arriti që të shënojë 3 gola, raporton lajmi.net.

Sergio Leon shënoi gol vetëm tetë minuta pasi u inkuadra në këtë ndeshje.

Sergino Dest gaboi rëndë në mbrojtje dhe kësisoj Barcelona ka pranuar edhe një gol.

Me këtë rezultat, shpresat e Barcelonës për të fituar titullin e La Ligas këtë sezon, janë afër ‘shuarjes’./Lajmi.net/