Levante është skuadra e parë në dy vite që mund Atletico Madridin në Wanda Metropolitano
Atletico Madrid ka humbur ndaj Levantes në kuadër të xhiros së 24-të të La Ligas.
Sport
“Los Colchoneros” nuk arritën ta mposhtin Levanten dhe kjo është humbja e tyre e parë në dy vitet kalendarike të fundit në Wanda Metropolitano, transmeton lajmi.net.
Atletico Madrid nuk dinte për humbje në shtëpi që nga dhjetori i vitit 2019, kur u mund nga Barcelona.
Gjatë kësaj periudhe, “Los Colchoneros” kanë regjistruar 17 fitore, pesë barazime dhe tani një humbje që ua shkaktoi Levante.
Kjo ishte një goditje e rëndë për Diego Simeonen pasi që Atletico u shkëput nga Reali dhe Barça me 10 pikë diferencë.
Tani gara në La Liga mund të thuhet se është e hapur sërish, pasi që Atletico, Barcelona dhe Real Madrid ende kanë ndeshje direkte për të zhvilluar dhe epilogu mund të ndryshojë./Lajmi.net/
Levante are the first team to beat Atlético Madrid at home in LaLiga since Barcelona in December… 2019. ? pic.twitter.com/A6sGKSwH2a
— Squawka Football (@Squawka) February 20, 2021