Letra e Messit

Lionel Messi i është falënderuar të gjithë atyre që janë duke e kërkrahur në këto momente të vështira, kur ai gjendet i lënduar dhe do të mungojë për rreth dy muaj. Ylli i Barcelonës, futbollisti më i mirë në botë në katër vjetët e fundit pësoi një dëmtim në kofshim e këmbës së tij të…

Sport

12/11/2013 22:13

Lionel Messi i është falënderuar të gjithë atyre që janë duke e kërkrahur në këto momente të vështira, kur ai gjendet i lënduar dhe do të mungojë për rreth dy muaj.

Ylli i Barcelonës, futbollisti më i mirë në botë në katër vjetët e fundit pësoi një dëmtim në kofshim e këmbës së tij të majtë, dhe luajti vetëm 22 minuta në ndeshjen kundër Real Betisit të dielën.

Por, ai e ka përfunduar vitin pasi duhet të pushojë mes gjashtë deri në tetë javë. Në këtë periudhë të vështirë për të, Messi ka marrë përkrahje nga shumë bashkëlojtarë por edhe fytyra të tjera të njohura në sport që e kanë mbështetur për rikthim sa më të shpejtë nga lëndimi.

Dhe, ai nuk e ka lënë pa iu falënderuar. “Ju faleminderit të gjithëve që jeni afër meje në këto momente”, shkroi Messi në një letër, të publikuar nga profili i tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Në javët e ardhshme do të punojë gjatë gjithë kohës rreth rikuperimit nga ky lëndim i ri, për mua është mëkat që nuk do të mund të luaj me ekipin tim tani…por gjëja më e rëndësishme është të rikuperohem mirë dhe t’i ndihmoj bashkëlojtarëve të mi për përkrahjen që më kanë, në mënyrën më të mirë siq di ta bëj, duke luajtur futboll. Ju faleminderit për mesazhet e përkrahjes”, përfundoi ai.