Letra e Lopezit për Realin

Diego Lopez ka shkruar një letër emocionuese për Real Madridin duke falënderuar të gjithë në klub që i dhanë mundësinë të luajë për “skuadrën time të zemrës”.

Sport

14/08/2014 14:15

Diego Lopez ka dërguar një letër falënderimi për Real Madridin, të publikuar në faqen zyrtare të klubit, pas transferimit të tij në Milan.

Portieri u largua nga Santiago Bernabeu pas ardhjes së Keylor Navas nga Levante. Dhe, të mërkurën ai iu bashkua zyrtarisht Rossonerëve.

“32 vjet më parë kam lindur në një fshat në provincë të Lugo, Paradela. Kam ëndërrua që një ditë të bëhem futbollist, por kurrë nuk e kam imagjinuar se do të luaj për klubin tim, atë të zemrës, Real Madrid. Është diçka që gjithmonë do të më bëjë krenar. Për këtë më duhet të falënderoj klubin dhe presidentin e tij, Florentino Perez që më dha rastin të mbroj këtë emblemë”, shkroi Lopez i cili falënderoi edhe trajnerët Jose Mourinho e Carlo Ancelotti me të cilët punoi në Bernabeu.

Ai po ashtu iu falënderua bashkëlojtarëve, stafit mjekësor dhe të gjithë punëtorëve në klub.

“Dhe, sigurisht, i falënderohem tifozëve të Real Madridit, kjo familje e madhe e shtrirë në mbarë botën. Ju faleminderit të gjithë dhe krenohem në çdo minutë që kam kaluar në Real Madrid ishte një dhuratë nga qielli. ‘Hasta la final, vamos Real’. Nga një tifoz i Realit, Diego Lopez”, përfundoi ai.