Letra e fundit e mbetur nga Titaniku të shitet në ankand

Artifakti i vetëm i llojit të vet nga tragjedia e Titanikut mund të shitet për 100,000 funte në një ankand në Wiltshire.

Fun

26/04/2014 20:36

Letra e vetme e mbijetuar besohet të jetë shkruar në bordin e Titanikut pritet të shitet deri në 100,000 funte në një ankand sot.

Letra e shkruar në letër shkrimi të anijes Titanik, është shkruar nga një pasagjere e klasit të dytë i quajtur Esther Hart vetëm disa orë para se anija të përplasej në një ajsberg të dielen e 14 prillit të vitit 1912.

1,500 pasagjerë dhe pjestarë të ekuipazhit humbën jetën në tragjedinë e Titanikut.

Letra shitet komplet në zarfin me flamurin e White Star Line të stampuar në të.

Në letër, Zonja Hart, e cila ishte duke udhëtuar me vajzën e saj dhe të mbijetuarën mjaftë të njohur Eva Hart, shkruan se ndihej e sëmurë në bordin e anijes.