“Letra e dorëheqjes” së Liburn Aliut vendoset në objektin e qeverisë

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka organizuar aksionin e radhës tek qeveria e Kosovës.

Lajme

25/03/2021 13:48

Zyrtarë të kësaj partie në objektin e qeverisë kanë vendosur disa letra në formë simbolike për dorëheqjen e Liburn Aliut, ministrit të qeverisë Kurti që doli të ketë aktakuzë për një vepër korruptive, shkruan lajmi.net.

Teuta Rrusta, nga kjo parti tha se përderisa VV-ja kritikonte për nivel të lartë të korrupsionit, vet kreu i saj në Qeveri ka emëruar një ministër me aktakuzë.

Sipas saj, madje kreu i Qeverisë nuk po bën zë sa i përket kësaj aktakuze.

“Ne sot kemi ndërmarr një aksion simbolik ku i kemi shkruar dy letra njëra për ministrin Aliu dhe një për Kurtin të cilët në diskutimin e fundit lidhur me korrupsionin nuk janë bërë të gjallë. Këto do të duheshin të ishin letra njëra e dorëheqjes dhe tjetra e pranimit të cilët kanë vendosur standarde të tilla se si duhet me funksionuar morale e shoqëria” ka thënë ajo. /Lajmi.net/