Letra e Bedri Hamzës ku kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, shkon në kabinetin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku diskutuan për çështje të rëndësishme të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe situatës politike në vend. Hamza bëri të ditur se ambasadori Guerot ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron letrën e tij për heqjen e të gjitha sanksioneve të…

Lajme

09/12/2025 13:26

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku diskutuan për çështje të rëndësishme të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe situatës politike në vend.

Hamza bëri të ditur se ambasadori Guerot ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron letrën e tij për heqjen e të gjitha sanksioneve të Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net.

“Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri,” tha Hamza.

Ai shtoi se gjatë takimit u diskutua edhe për nevojën e rikthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend dhe se si kryeministër i ardhshëm do të fokusohet në temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët ndërkombëtarë./lajmi.net/