Lesbiket mbesin shtatzënë nga i njëjti donator

Një çift i martuar lesbikesh kanë mbetur që të dyja shtatzënë nga i njëjti donator.

Lifestyle

29/07/2015 09:30

Stephanie Armstrong, 25 vjeçare dhe partnerja e saj Randa 31 vjeçare, pasi gjetën në një faqe në internet një student të përshtatshëm, i cili vizitoi banesën e tyre, ato mbetën shtatzënë.

Randa tashmë ka kuptuar se ka një foshnjë 12 javësh përderisa Stephanie është pothuajse 29 javë shtatzënë duke pritur një djalë.

Çifti tha se kanë dashur që të kenë që të dyja fëmijë me lidhje të afërt gjaku, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Të martuarat ishin takuar në vitin 2009, dhe dëshira e tyre e vetme ishte që të kenë fëmije, diçka që do i lidhte të dyja më së shumti me njëra tjetrën./lajmi.net

lesbiket