L’Equipe: Zidane largohet nga Reali dhe merr drejtimin e Juventusit

Sipas medias së njohur franceze, “L’Equipe”, trajneri Zinedine Zidane do largohet nga Real Madrid dhe Juventus shihet si destinacioni i radhës.

Sport

24/05/2021 19:26

Gazeta zbulon se Zidane do takohet me presidentin Florentino Perez këtë javë dhe do ta konfirmojë largimin, transmeton lajmi.net.

Perez zakonisht planifikon gjithmonë të ardhmen e Realit duke mos menduar trajnerët dhe këtë do ta bëjë sërish, duke e lejuar teknikun francez të largohet.

Real Madrid këtë edicion dështoi të fitojë trofe, që ishte hera e parë që nga sezoni 2009/10.

Javën e kaluar, Zidane paralajmëroi largimin duke thënë se Reali do bënte më mirë pa të.

Juventus është skuadra që lidhet me së shumti me Zidane, që ishte pjesë e “Bianconerëve” në vitin 2001.

Sidoqoftë, Juventus nuk mbetet opsioni i vetëm duke marrë parasysh se Zidane gjithashtu shihet si pasuesi i Didier Deschamps te Kombëtarja e Francës./Lajmi.net/