‘L’Equipe’: PSG arrin marrëveshje për transferimin e Renato Sanches

Milan megjithatë duket se do të humb garën për Renato Sanches. Ditëve të fundit u rikthyen disa shpresa të vogla për Milan lidhur me transferimin e Renato, por krejt këto ishin si pasojë e neglizhencës së PSG. Tani, sipas ‘L’equipe’ duket se PSG ka arritur marrëveshje me Lille dje, për transferimin e Renato, për 15…

Sport

03/08/2022 08:18

Milan megjithatë duket se do të humb garën për Renato Sanches.

Ditëve të fundit u rikthyen disa shpresa të vogla për Milan lidhur me transferimin e Renato, por krejt këto ishin si pasojë e neglizhencës së PSG.

Tani, sipas ‘L’equipe’ duket se PSG ka arritur marrëveshje me Lille dje, për transferimin e Renato, për 15 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Parisienët janë duke punuar për të liruar hapësira me largimet e mundshme të Wijnaldum e Gueye.

Milan duhet të kthehet kah alternativa të tjera, pasi ‘Rossoneri’ kishin marrëveshje me Lille qysh moti, por lojtari priste parisienët. /Lajmi.net/