‘L’Equipe’: Barcelona paguan klauzolën e Griezmann

Raportimet e fundit nga Franca bëjnë të ditur se Griezmann do të jetë lojtar i Barcelonës.

Sport

11/07/2019 19:44

Sipas të përditshmes franceze, ‘L’Equipe’, Barcelona tashmë ka paguar klauzolën e Antoine Griezmann, transmeton lajmi.net.

Atletico Madrid e vlerëson lojtarin me 120 milionë euro, shifër kjo që raportohet se është paguar nga skuadra katalane.

Mediet spanjolle në anën tjetër shkruajnë se zyrtarizimi i Griezmann tek Barcelona do të bëhet para vikendit të ardhshëm.

Skuadra katalane shpreson që ta ketë lojtarin në dispozicion nga e hëna, kur fillojnë përgatitjet parasezonale. /Lajmi.net/