Lepuroshja Miranda Kerr

Modelja Miranda Kerr ka pozuar si një lepuroshe seksi në festën e Pashkëve, ku është shfaqur me korset të zi duke shpalozur këmbët e gjatë.

ShowBiz

22/04/2014 13:35

Bukuroshja australiane Miranda Kerr ka shfrytëzuar këtë festë të Pashkëve të vishet si një lepuroshe e stilit PlayBoy.

Ajo ka vendosur veshët rozë që janë shenjë e Play Boy me të brendshmet provokuese të zeza dhe qorapa të hollë të gjatë, duke pozuar për Love Magazine.

Kerr kishte një shportë me vezët të cilët i shpërndante nëpër shkallë dhe hapsirat ku ka pozuar dhe ajo shihej tejet e lumtur duke e bërë këtë.

Modelja u shfaq në formë shumë të mirë, vetëm dy ditë pasi ka festuar ditëlindjen e saj të 31të.