Leonora Jakupi kritikon këngëtarët shqiptarë

Leonora Jakupi, ka kritikuar kolegët e saj për trendin e muzikës që po përcjellin.

ShowBiz

04/11/2015 15:23

Në një iLeonora ka thënë se këngëtarët kosovarë janë amerikanizuar.

Në një intervistë për Magazina.al  këngëtarja e njohur ka kritikuar ata që kultivojnë muzikë tekstet e të cilave kanë përmbajtje banale. Ajo ka thënë se duke pas parasysh se trendet muzikore kanë ndryshuar,  po duhet që të mos largohet nga vetëvetja por gjithnjë edhe duke iu përshtatur trendeve të reja të muzikës.

Leonora ka thënë gjithashtu se sot në Kosovë ka shumë prodhime, por pak hite, për shkak se për momentin ka shumë prodhime.

“Një këngëtar e realizon një këngë, menjëherë e publikon tjetri klipin e tij dhe ia pamundëson asaj kënge qëndrimin e gjatë”, ka treguar Leonora, e cila gjithashtu ka pranuar se nuk di të këndojë muzikën tallava./Lajmi.net