Leonora Jakupi i kthehet muzikës me ‘A m’ke harru’

Leonora Jakupi pas një pauze të madhe kthehet me një projekt të ri.

ShowBiz

12/07/2019 20:47

Leonora Jakupi këngëtare shumë e dashur nga publiku që as mungesa prej shumë muajsh nuk la publikun t’i harrojë vlerat e saj artistike, shkruan lajmi.net.

Pas gati dy vite pauzë këngëtarja është rikthyer në skenë përsëri. Këtë herë ajo ka publikuar këngën ‘A M’ke Harru’ të cilën e ka punuar bashkë me videoklip.

Këngëtarja shfaqet me shumë stil në dukje, por në këngë nuk e ka braktisur stilin e muzikës për të cilin është e njohur. /Lajmi.net/