Leonita publikon imazhin e ëmbël me Granitin dhe vajzën

Janë bërë një muaj që nga lindja e Ayanas.

ShowBiz

08/11/2019 10:25

Familja Xhaka ishte në qendër të vëmendjes javën e fundit, kjo për shkak të incidentit të Granitit me tifozët e Arsenal, dhe kjo bëri që një kohë Leonita të bëj privat profilin e saj në Instagram, shkruan lajmi.net.

Tani bashkëshortja e kapitenit të kombëtares zvicerane në futboll ka publikuar një foto të këndshme të burrit të saj dhe vajzës së posa lindur Ayana, “Dhurata më e mirë” ka shkruar Leonita si mbishkrim.

Kujtojmë se çifti janë në lidhje tash e disa vite por, muajin e kaluar ata fituan epitetin e prindit me lindjen e vajzës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B4ktjsOgHJT/