Leonardo ‘parashikon’ të ardhme të ndritshme për Kean

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo parashikon të ardhme të ndritshme për sulmuesin Moise Kean, por nuk pranoj të tregojë nëse do qëndrojë këtu.

Sport

25/02/2021 16:20

Italiani ka gjetur formën në Ligue 1 pasi u huazua në Everton gjatë verës, përcjellë lajmi.net.

Kean deri me tani ka realizuar 14 gola në 26 ndeshje, derisa nuk dihet nëse do mbetet në “Parkun e Princave”.

Leonardo tha se ta mbajnë Kean do jetë mjaftë e komplikuar.

“E vërteta është se ishte një formular i mundshëm. Mendova se do ishte pozitive ta mbajë Kean në skuadër për një vit”.

“Është vështirë të flitet për të ardhmen, do shohim në fundin e sezonit. Është e komplikuar të thuhet se si do shkojë, por Kean ka të ardhme të ndritshme përpara”, tha ai.

Ndërkohë, Evertoni nuk do e lejojë largimin e Kean nëse nuk paguhen 80 milionë euro./Lajmi.net/