Leonardo: Këta dy lojtarë mund të largohen nga Milani

19:32 | 10 Gusht 2018

Zhvillime interesante vazhdon të ketë te Milani këtë afat kalimtar.

Drejtori i ri i skuadrës, Leonardo, ka konfirmuar se sulmuesit Carlos Bacca dhe Andre Silva mund të largohet nga Milani, por jo edhe Manuel Locatelli.

Leonardo këto i ka thënë gjatë ditës së sotme gjatë qëndrimit në ‘Casa Milan’, në prezantimin e Ivan Strinic dhe Pepe Reina.

“Kemi raporte të shkëlqyera me Baccan”, ka thënë Leonardo.

“Ne po përpiqemi të rregullojmë situatën në një atmosferë pozitive, ai e njeh situatën dhe ka kërkesat e tij, ne do të shohim nëse mund të zgjidhim këtë”.

“Edhe në rastin e Andre Silvas ka shumë gjëra që jemi përpjekur t’i kuptojmë. Duhet të kuptojmë synimet e gjithë secilit dhe në disa raste është e vështirë”.

“Është e mundshme që ai të largohet, por ne kemi nevojë të shikojmë mundësinë se si dhe kur të ndodhë kjo”.

Leonardo në këtë konferencë për shtyp ka konfirmuar interesimin e Milanit për mesfushorin e Chelsea, Timeou Bakayoko./Lajmi.net/