Leonardo: Ka ardhur koha për të marrë një vendim për Mbappe

Afatet e fundit kalimtare kanë qenë të mbushura me raportime se Kylian Mbappe do të largohet nga PSG, do të transferohet në Real Madrid etj, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, deri tani.

Sport

26/02/2021 08:56

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, tha në një intervsitë se ka ardhur koha për të marrë një vendim, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi biseduar me të për disa kohë dhe koha për të marrë një vendim ka mbërritur”, tha ai.

Leonardo gjithashtu thotë se Mbappe ka akoma një kontratë me PSG dhe ajo duhet respektuar deri në fund. Ai madje shton se francezi po kërkon që të ketë sa më shumë përgjegjësi në klub, duke nënkuptuar se dëshiron të jetë lojtari kryesor.

Sipas Le Parisien, PSG ka vendosur një çmim prej 200 milion € për Kylian, kontrata e të cilit zgjat deri në qershor 2022./Lajmi.net/