Leonardo DiCaprio dhuron 7 milion dollarë ndihmë për oqeanet

Aktori bamirës Leonardo DiCaprio ka dhuruar 7 milion euro për të ndihmuar në ruajtjen e oqeaneve botërore.

ShowBiz

20/06/2014 00:52

Leo në aksion. Ai dhuron edhe një herë shumë marramendëse bër të ndihmuar planetin tonë.

Duke folur në konferencën e departamentit të shtetit në Washington të martën, aktori i nominuar për Oscar i ka nxitur liderët botëror që të marrin masa.

“Ky nuk është thjesht një ushtrim për mbrojtjen e gjallesave të egra”, tha 39 vjeçari. “Nëse nuk bëjmë diçka për të shpëtuar oqenet tani, nuk do të jenë vetëm delfinët dhe peshkaqejtë që do të vuajnë. Do të jenë fëmijët tanë dhe nipërit.”

“Fondacioni im së fundmi ka prezentuar 3 milion dollarë për organizatën Oceana për të mbështetur përpjekjet e tyre për të mbrojtur peshkaqejtë dhe banorët tjerë kyq të oqeaneve. Sot jam këtu që të jap edhe më shumë nga burimet e fondacioni tim për këtë qështje. Unë jap edhe 7 milion dollarë shtesë për projektet për mbrojtjen e oqeaneve për dy vitet e ardhshme.”

Pasioni i aktorit për detërat ka filluar që në moshë të re. Gjatë fjalimit të tij ai ka pranuar se ka dashur të jetë biologjist marins parase të bëhej yll i filmit.