Leonard shkëlqen me 45 pikë, LA Clippers mposhtin Dallas Mavericks

Dallas Mavericks janë mposhtur nga Los Angeles Clippers

Sport

05/06/2021 08:59

Dallas Mavericks kishin mundësinë për të dalë në avantazh në rast të fitores në kuadër të serisë së “Play Off-it”, por u mposhtën nga Clippers për tu barazuar në 3-3, shkruan lajmi.net.

Tani ndeshjet e serisë janë barazim 3-3 dhe ndeshja e shtatë do të vendosë gjithçka, e cila do të zhvillohet në Los Angeles.

Rezultati i çerekëve, Dallas Mavericks – Los Angeles Clippers: (28-26), (17-22), (32-25) dhe (20-31).

Basketbollisti i LA Clippers Kawhi Leonard shkëlqeu me 45 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime bashkë me Jackson 25 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.

Për Dallasin, Luka Doncic regjistroi 29 pikë, tetë kërcime dhe 11 asistime.

Rezultati përfundimtar, Dallas Mavericks 97–104 Los Angeles Clippers./Lajmi.net/

YouTube player